La Liga

Kërcënimi i Bale: Po, iki nga Reali, po më dhanë 51 milionë euro!

Luftë e hapur mes Gareth Bale dheReal Madridit. Përplasja e fundit mes palëve, në fakt, ka ndodhur pikërisht pas sfidës së humbur nga klubi “merengues” me Betis Sevillan, që përkoi të ishte ndeshja e radhës e ndjekur nga stoli për 29-vjeçarin Bale, të cilit edhe një herë tjetër trajneri Zidane nuk i dhuroi asnjë minutë në fushën e blertë.

Tekniku francez në konferencën për shtyp u shpreh se nuk do ta kishte lejuar të luante edhe sikur të kishte në dispozicion ndërrimin e katërt. Me vërshëllimën finale të takimit, Bale nuk iu bashkua grupit të lojtarëve për të përshëndetur tifozërinë, e cila përgjatë vitit të fundit e ka vërshëllyer në mënyrë konstante lojtarin Bale, edhe pse ky i fundit përkon të jetë golashënuesi i dytë më i mirë i “Los Blancos” në këtë edicion. Bale, i indinjuar, mësohet të jetë shprehur kështu në dhomat e zhveshjes:

“Kam edhe tre vjet kontratë, ndaj, nëse duan që të largohem, le të më paguajnë 17 milionë euro neto për sezon, ndryshe do të qëndroj këtu edhe sikur vetëm për të luajtur golf.”

Në të vërtetë, kontrata e tij me Realin skadon në qershor të viti 2022, por, nëse gjërat do të ecnin sipas planit të gjigantëve spanjollë, Bale mund të rikthehej në Premier League-n angleze tek Tottenhami apo Manchester United.

Ndërkohë që mbetet opsion i vlefshëm edhe kampionati italian, ku Interi prej kohësh lakmojnë shërbimet e tij, edhe pse kjo mbetet një hipotezë e vështirë për t’u materializuar për një lojtar që së shpejti do të festojë 30-vjteorin, ndërkohë që ka një pagë me të lartë se 10 milionë euro në sezon.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency