Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Kërcënon” Realin dhe “i shkel syrin” Milanit, Asensio: Kam tre mundësi, unë dua të luaj

Sulmuesi i Real Madridit, Marco Asensio, ka folur për të ardhmen, ndërsa thekson se ka ende edhe një vit kontratë me Real Madrid-in.

Në konferencën për shtyp, ndërsa ndodhet i grumbulluar me kombëtaren e Spanjës, Asensio deklaroi se dëshiron me patjetër të luajë, te Reali apo diku tjetër qoftë.

“Rinovim apo lamtumirë? Kam mundësinë të qëndroj deri në vitin 2023 pa rinovuar. Tani për tani nuk flas me Real Madridin për të ardhmen, kam ende një vit në kontratën time. Qëllimi im është të luaj vazhdimisht në vitet e ardhshme, kjo është ajo që ka rëndësi për mua dhe kam tre opsione ku mund të luaj. Në Real unë e kisha atë mundësi, por dua të vazhdoj të luaj edhe më tej.”-deklaroi 26-vjeçari.

Këto deklarata të sulmuesit “ngrohin” Milanin, që prej kohësh është duke e ndjekur me interes 26-vjeçarin dhe po pret momentin e duhur për të bërë afrimin e tij në “San Siro”.

Gjatë sezonit që u mbyll spanjolli luajti në 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe në to shënoi 12 gola dhe dha 2 asiste.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...