Përfaqësuesja

Kërkesa e FFK-së: Të lehtësohet procedura e pajisjes me pasaportë kosovare

Federata e Futbollit të Kosovës kërkon ndryshim të procedurave për pajisjen me pasaportë të futbollistëve me origjinë nga Kosova, të cilët kanë formuar dhe rritur si lojtarë në vendet europiane dhe nuk kanë nënshtetësi kosovare. Nëpërmjet një qëndrimi zyrtar, institucioni më i lartë i futbollit në vend kërkon që të lehtësohen këto procedura, që pajisja me pasaportë e lojtarëve të ftuar për të përfaqësuar Kosovën të bëhet në një kohë më të shpejtë.

Kërkesa e FFk-së”

Kërkesë e presidentit Ademi dhe KE të FFK-së rreth pajisjes së futbollistëve me pasaporta

Pas përmbylljes së procesit të marrjes së nënshtetësisë dhe pasaportës së Kosovës nga ana e futbollistit Florent Muslija, i cili iu bashkua ekipit të sukseseve, presidenti Agim Ademi dhe Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, duke i parë vështirësisë procedurale të pajisjes me pasaportë të futbollistëve tanë (përkundër dëshirës dhe përkushtimit të njerëzve kompetentë të organeve përkatëse) e paraqesin këtë kërkesë:

Kërkohet nga institucionet shtetërore kompetente – Presidenca, që ta zgjedhin rrugën dhe kohën më të shpejtë të mundshme për të dekretuar dhe për të pajisur me pasaportë sportistët tanë në përgjithësi, sepse procedura e tanishme dhe kërkesa e dokumentacioneve të shumta bënë që sportistët tanë të kenë probleme të natyrave të ndryshme, sidomos në shtetet evropiane ku ata jetojnë e veprojnë.

Prandaj, kërkojmë që për sportistët tanë të përdoret procedurë e veçantë, e cila do të mundësonte dekretimin dhe pajisjen e tyre me nënshtetësi dhe pasaportë në afatin më të shpejtë të mundshëm. Ky veprim do të mundësonte kompletimin e ekipeve tona sportive dhe do ta realizonte më shpejtë dëshirën e madhe të bashkatdhetarëve tonë që nëpërmjet sportit të japin kontributin për atdheun e tyre – Kosovën. Besojmë se kjo kërkesë e jona do të hasë në mirëkuptimin e plotë të institucioneve shtetërore dhe në të ardhmen sportistët tanë nuk do të hasin telashe të tilla procedurale për t’u pajisur me pasaportë të Kosovës, ngase edhe koha e tyre për t’u marrë me çështje të tilla është e limituar, duke pasur parasysh faktin se janë pjesë të klubeve të mëdha evropiane.

Bashkë drejt sukseseve të reja!

Presidenti i FFK-së

Agim ADEMI

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency