Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Kërkesa e United, i vendos ultimatum Dortmundit për Sanchon

Jadon Sancho nuk ka ndërmend të rikthehet te Manchester United, të paktën për aq kohë sa trajner do të vijojë të jetë Ten Hag. Pasi sulmuesi i krahut ka prishur çdo raport me holandezin.

Në janar u huazua te Borussia e Dortmundit, rikthim që i bëri mirë lojtarit anglez, i cili rigjeti shpejt formën e ditëve më të bukura. Me verdhezinjtë ishte shumë afër fitimit të Champions League.

24-vjeçari dëshiron të vijojë aventurën në “Signal Iduna Park”, ndërkohë që drejtuesit e Dortmundit po punojnë për një tjetër huazim.

Lexo edhe:

Por, tek United duan para dhe jo huazime, dhe Sanchos i kanë vendosur çmimin e shitjes 40 mln £. Disa herë më pak krahasuar me shumën që shpenzuan për të blerë nga Dortmundi në 2021 (73 mln £).

Emri i Sanchos është lidhur edhe me një transferim të mundshëm te Juventusi në Serie A, por verdhezinjtë gjermanë mbeten zgjedhja e tij e parë.

Edhe pse dhuroi performanca mjaft të mira me skuadrën e Terzic, Sancho nuk arriti të merrte një ftesë nga kombëtarja e Anglisë për Euro 2024.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...