Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Kërkesa për Rejën dhe qeverinë, Bushi: Çfarë na duhet për të kapur vendin e dytë

Shqipëria U21 do të zbresë në fushë të dielën për të nisur përgatitjet për dy takimet shtëpiake ndaj Çekisë (25 mars) dhe Anglisë (29 mars) që do të zhvillohen në “Elbasan Arena”, të vlefshme për eliminatoret e Euro 2023.

Kuqezinjtë e vegjël renditen në vendin e tretë në grupin G. Trajneri Alban Bushi foli në konferencën për shtypin rreth prurjeve të reja, rivalëve dhe objektivave të skuadrës së tij.

11 lojtarë nga Superiorja? Kampionati ka pasur shumë rritje. Kemi marrë edhe më parë, por jo kaq shumë sa këtë radhë. Janë dy ndeshje të rëndësishme për ne, por mendojmë edhe për sezonin e ardhshëm, duke llogaritur që trajneri Reja merr disa lojtarë nga Shqipëria U21.

Çekia dhe Anglia? Janë ekipe shumë të forta, por edhe ne jemi të fortë. Humbëm 4-0 në Çeki, por bëmë një lojë të mirë, edhe pse humbja nuk justifikohet. Këto takime janë decizive, matematika na lejon të pretendojmë për vendin e dytë. Duam ta nisim me fitore ndaj Çekisë. Shpresoj të bëjmë më mirë se në dy ndeshjet e fundit.

Tre portierë nga Superiorja? Kemi edhe Mollën, por edhe Demën e Teutës. Shqipëria ka talente në portë, kemi edhe Simonin, një potencial i madh, njësoj si Konjuhi dhe Bajrami, të cilët janë potencial edhe për kombëtaren e madhe.

Kemi një mungesë shumë të rëndësishme siç është Asllani. Ai do luajë me kombëtaren A. Na bëhet qejfi, por na prishen planet dhe ekuilibrat kur largohen lojtarë të rëndësishëm si Asllani.

Jemi pretendentë për vendin e dytë, besoj se do e arrijmë. Kemi thirrur Tucin, e kemi lojtar të rëndësishëm, por dëmtimi e frenoi. Ai është potencial shumë i mirë edhe për ekipin e parë kombëtar.

Çekia dhe Anglia janë ekipe shumë të forta, por të gjithë dinë të luajnë futboll dhe të luftojnë. Detajet do e bëjnë diferencën, por kemi lojtarë shumë të mirë dhe në ndeshjet në Shqipëri jemi shumë të fortë.

Kam shumë besim tek ekipi, shpresoj të marrim Asllanin për ndeshjen me Çekinë, besoj se trajneri Reja do e lejojë. Dua të përmend edhe Rrapajn, i cili po bën mirë te Partizani.

Shpresoj të jemi në ditë të mirë. Shqipëria gabon shpesh, edhe ekipi A, por edhe ekipet U19 apo U17, bëjmë gabime amatoreske edhe si popull. Kjo vjen nga mungesa e përqendrimit. Përqendrimi mungon tek ekipet shqiptare dhe ato ballkanase. Shpresoj të jemi në ditë të mirë ne dhe Çekia në një ditë të zezë.

Adrian Bajrami? Ai është pjesë e ekipit, por nuk iu bë pasaporta. Shpresoj të na ndihmojë edhe qeveria për pasaportën. Ai është një potencial shumë i madh për ekipin A. Kam shumë besim se do të ndjekë rrugën e Kumbullës dhe Gjimshitit. Shpresoj ta marrin shpejt pasaportën Bajrami dhe Konjumi”, përfundoi trajneri Bushi.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...