Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Kërkohej nga Interi, talenti argjentinas zgjedh transferimin në Angli

Facundo Buonanotte transferohet në Premier League. Fantazisti 17-vjeçar argjentinas, që ndiqej prej muajsh edhe nga Interi në Itali, ka zgjedhur Brightonin si stacionin e tij të parë në futbollin europian.

Marrëveshja mes klubint anglez dhe argjentinasve të Rosario Central është zyrtarizuar gjatë ditës së djeshme, me Buonanotten që do të transferohet në Angli në muajin janar. Nga ana tjetër klubi argjentinas do të arkëtojë 11.6 milionë euro menjëherë dhe ka ruajtur 20% të vlerës së kartonit në rast rishitjeje.

“Është një futbollist shumë i talentuar, që e ndjekim prej kohësh dhe jemi shumë të lumtur që kemi arritur ta bëjmë tonin. Kemi fituar garën me shumë klube të njohura europiane, për të firmosur me të”, deklaroi drejtori sportiv i Brightonit, David Weir.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...