Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Kërkohej nga Milani dhe Napoli, mesfushori afrikan preket nga malaria!

Bournemouth ka humbur shërbimet e Hamed Traore, i cili është “pushtuar” nga malaria! Mesfushori i avancuar nga Bregu i Fildishtë, u sëmur gjatë një vizite në vendlindje.

23-vjeçari ka luajtur më parë në Itali me Empolin dhe Sassuolon, ndërkohë që gjatë verës së kaluar u transferua në Premier League nga Sassuolo për 26 mln euro.

Lexo edhe:

Trajneri i Bournemouth, Andoni Iraola u shpreh se Traore ka dalë nga spitali dhe po vazhdon rikuperimin e tij në shtëpi.

Tani ndihet disi më mirë. Javët e fundit kanë qenë të vështira për të. Do të na mungojë për një farë kohë”, u shpreh tekniku spanjoll.

Traore pëlqehej shumë nga Milani, Napoli, Lazio dhe Fiorentina, klube që e kërkonin si përforcim në merkaton e janarit. Por tashmë duhet të shohin për opsione të tjera.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...