Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kërkohet nga gjigantët europianë/ Haaland vendos kushte për transferimin dhe nuk është paga

I kërkuar nga gjysma e Europës, Erling Haaland ka vendosur kushtet e tij përpara se të zgjedhë klubin ku dëshiron të luajë.

Pasi ka konfirmuar se të gjitha shpresat e Borussia Dortmund janë tek ai, sulmuesi së shpejti duhet të marrë një vendim për të ardhmen, me shume klube të pasur që dëshirojnë ta kenë talentin norvegjez pjesë të tyre.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane bëhet me dije se PSG synon 21-vjeçarit e Dortmund në rast të largimit të Kylian Mbappe, por në garë për Haaland janë edhe Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City. Konkurrencë që mund të rrisë çmimin e këtij transferimi, por nga ana e tij, Haaland nuk e ka prioritet aspektin financiar.

Nga raportimet mësohet se norvegjezi ka ide të qarta për të ardhmen e tij. Nëse Haaland ende nuk e ka identifikuar klubin e tij të ardhshëm, kjo ndodh sepse sulmuesi nuk dëshiron të bëjë zgjedhjen e tij sipas pagës që i ofrohet, por do të presë të mësojë projektet, planet për të ardhmen dhe kiminë që mund të ketë me trajnerin e ardhshëm, pra do donte të dinte këto detaje paraprakisht.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...