Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Kërkohet nga klubet në Premier League dhe Seria A, vendimi i Chelsea-t për Brojën

Chelsea duket se është duke menduar që të mbajë talentin e kombëtares shqiptare, Armando Brojën, sezonin e ardhshëm në skuadër.

20-vjeçari e kaloi sezonin në huazim te skuadra e Southampton, ndërsa ka shënuar 6 gola në 29 ndeshje në Premier League, duke qenë vendimtar për ekipin e Hasenhuttl.

Forma e mirë e shqiptarit u ka rënë në sy shumë klubeve në Europë dhe tashmë pritet që merkato të jetë goxha e nxehtë për sulmuesin, të cilin Southampton do ta ketë edhe për edicionin 2022-2023.

Megjithatë sipas raportimeve të medieve britanike, Thomas Tuchel preferon ta mbajë Brojën në “Stamford Bridge”, në vend që ta japë sërish në huazim. Ndër klubet që kërkojnë shqiptarin është Napoli në Seria A si dhe disa të tjerë në Premier League.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...