Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Kërkohet nga Napoli, Januzaj: Unë e di mirë situatën time

Kontrata e lojtarit me origjinë shqiptare, Adnan Januzajt me Real Sociedadin përfundon më 30 qershor dhe duket se mes palëve ende nuk po flitet për rinovimin e saj.

Sulmuesi që është grumbulluar me kombëtaren e Belgjikës ka tërhequr shumë vëmendjen e klubit të Napolit.

Duke folur në konferencën për mediet nga grumbullimi, Januzaj theksoi se për të ardhmen duhet të flasë njëherë me agjentin e tij Mino Raiolën dhe nuk do dëshironte të deklaronte asgjë pa e diskutuar me të.

“Nuk kam folur me Mertens, jam i fokusuar te Real Sociedad. Njerëzit flasin. Unë e di mirë situatën time, vendimet që do të marr më shqetësojnë mua, familjen time dhe Mino Raiolën. Mino është shumë kërkues, kam disa vite që punoj me të dhe flasim shumë.”-tha ai.

Nëse 27-vjeçari do të kalonte te Napoli, atje do të gjente Amir Rrahmanin, një tjetër lojtar shqiptar, por që te klubi italian ka pozita shumë të mira, pasi ka fituar bindshëm rolin e titullarit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...