Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kërkohet nga Reali dhe Tottenham, Xabi Alonso: Nuk habitem, jam mësuar me këto lajme

Xabi Alonso qëndron te Leverkusen, Bayerni dhe Liverpooli gati për planin B
Xabi Alonso qëndron te Leverkusen, Bayerni dhe Liverpooli gati për planin B

Sezoni i mrekullueshëm i Xabi Alonso si trajner i Bayer Leverkusen ka ngritur disa hipoteza për të ardhmen e tij, sidomos ne javët e fundit.

Gjithmonë e më shumë po përflitet për një interesim të Real Madridin dhe Tottenham.

Lexo edhe:

Anglezët kanë shprehur dëshirën e tyre për spanjollin dhe janë të dëshpëruar për të siguruar shërbimet e një trajner pas largimit të Antonio Contes së pari dhe pas shkarkimit të papritur të trajnerit të përkohshëm, Cristian Stellini.

Ndërkohë, në Madrid ende janë në pritur për të kuptuar se çfarë do të ndodh me Ancelotti-n, pavarësisht zërave se italiani do të largohet në fundin e këtij sezoni.

Megjithatë, Alonso duket i qetë për momentin dhe për më tepër, nuk është aspak i surprizuar nga këto lajme.

“Këto thashetheme nuk më befasojnë aspak sepse kam qenë një futbollist profesionist dhe pothuajse jam mësuar me të tilla lajme. Nuk po mendoj aspak për këto zëra, pasi unë jam 100% i fokusuar te fundi i sezonit, me skuadrën time. Kemi mundësinë për të fituar trofe dhe jam totalisht i fokusuar te ndeshjet e radhës. Jo vetëm kaq, por po mendoj edhe për Leverkusin e sezonit të ardhshëm.” – tha Xabi Alonso.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...