Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kërkohet trajner për Partizanin, venitet pista e huaj

Një trajner për Partizanin. Edhe pse drejtuesit në klubin e kuq mbeten diskretë në maksimum dhe në dukje nuk ka zhvillime, risia është se pista e huaj ka rënë dhe është kthyer në modë dashuria për teknikët shqiptarë. Mario Tokic ishte një ndër emrat më të kuotuar për të marrë drejtimin e skuadrës së kuqe. Tratativat me kroatin, që erdhi madje dhe në Tiranë në prill për të ndjekur nga stadiumi ndeshjen e Partizanit me Skënderbeun, kanë zgjatur tre muaj, por në fund nuk është arritur një akord  dhe Tokic nuk do të jetë trajneri i ri i të kuqve.

Mladen Milinkovic ka qenë më shumë se një ide. Ai me ish-trajnerin e Luftëtarit dhe Kukësit mund të konsiderohet një flirtim, por që nuk ka arritur të shndërrohet në diçka më serioze për një marrëdhënie konkrete dhe emri i tij tashmë është braktisur. Me pistat e huaja të rrëzuara tani te Partizani po mendojnë për një trajner shqiptar dhe pavarësisht kandidaturave që qarkullojnë në tregun mediatik është e kotë të aludohet me emra të përveçëm. Kjo në respekt të qëndrimit të zyrtar të klubit, por edhe sepse drejtuesit mund të surprizojnë edhe në këtë drejtim, pasi ekziston e fortë edhe ideja për t’i dhënë besim një emri të ri, duke e promovuar, sigurisht duke i dhënë në dorëzim një skuadër të fortë dhe me potencialin për të arritur objektivat madhorë që diktojnë historia dhe ambiciet e kuqe.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...