Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Kërkoj respekt”/ Deklaratat e De Laurentis, Koulibaly i kundërpërgjigjet ish-presidentit të tij!

Presidenti i Napolit, Aurellio De Laurentis ka theksuar së fundmi se nuk do të transferojë më lojtarë nga Afrika, pasi në mes të kampionatit ata largohen për të marrë pjesë në Kupën e Afrikës. Sipas numrit një të napoletanëve, është diçka e gabuar që ai të paguajë për një lojtar i cili në një moment vendimtar të kampionatit nuk i shërben skuadrës.

Mirëpo, përgjigjen presidentit të Napolit ia ka kthyer menjëherë një ish-lojtar i të kaltërve. Fjala është për Kalidou Koulibaly i cili theksoi se lojtarët nga Afrika duhet të respektohen njësoj si ata nga Europa.

“De Laurentis ka të drejtë të thotë atë që mendon, por për mua është shumë e rëndësishme që të gjithë të respektohen. Unë kur isha te Napoli, luajta edhe për Senegalin dhe me kombëtaren time fitova Kupën e Afrikës. E di ishte një moment i vështirë për Napolin, por unë u lumturova për kombëtaren time. Dua më shumë respekt për lojtarët afrikanë dhe kombëtaret gjithashtu, ashtu siç trajtohen lojtarët europianë”, u shpreh Koulibaly.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...