Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kërkon shumë para, Bolt lihet pa stërvitje nga “Mariners”

Usain Bolt duhet të presë për t’u bërë futbollist profesionist. Rekordmeni botëror i garave 100 dhe 200 m për momentin po stërvitet me “Mariners” në Australi, madje ka shënuar edhe dy golat e tij të parë me këtë skuadër në miqësore, por duket se raportet mes drejtuesve të klubit australian dhe menaxherit të Bolt, Ricky Simms, janë acaruar disi.

Shkak për këtë është bërë diferenca që ekziston mes ofertës së bërë nga “Mariners” për Bolt dhe kërkesës së këtij të fundit, i cili duket se ka kërkuar një pagesë të konsiderueshme. Sipas “Mariners”, nëse një palë e tretë nuk kontribuon financiarisht në skuadër, për të do të jetë e vështirë që të plotësojë pretendimet e Bolt.

Duke parë këtë situatë, klubi australian mori vendimin për të pezulluar përkohësisht Bolt, në mënyrë që skuadra të mos humbasë përqendrimin në prag të ndeshjes së javës së dytë të kampionatit. Nëpërmjet një komunikate, “Mariners” i ka bërë një ultimatum xhamajkanit.

“Për të evituar çdo shpërqendrim të skuadrës për ndeshjen ndaj Melbourne City, Usain Bolt nuk do të marrë pjesë në stërvitje gjatë kësaj jave, – theksohet në komunikatën e “Mariners”. – Ai do të ribashkohet me grupin vetëm pasi të ketë nënshkruar një kontratë me klubin”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...