Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Kërkon të largohet, ndikon marrëdhënia me trajnerin”, shefi i klubit rrëfen situatën

Për momentin, Joao Felix është i impenjuar në Kupën e Botës me Portugalinë teksa sulmuesi është një nga titullarët e trajnerit Fernando Santos. Skuadra po ecën mirë dhe është në çerekfinale teksa talenti luzitan deri më tani koleksionon një gol dhe dy asistë. Megjithatë, me të mbaruar Botërori, Felix do të duhet të zgjidhë edhe të ardhmen e tij teksa ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga Atletico Madrid.

Së fundmi, shefi i klubit spanjoll Miguel Angel Gil, theksoi se marrëdhënia e komplikuar me trajnerin Diego Simeone është një prej arsyeve që e shtyjnë 23-vjeçarin të largohet nga kryeqyteti spanjoll, madje nëse vjen oferta e duhur që në muajin janar mund të ketë lëvizje.

“Felix është investimi më i madh që ka bërë klubi dhe unë mendoj se ai është edhe një nga talentët më të mëdhenj në qarkullim. Por, duke marrë parasysh marrëdhënien me trajnerin, numrin e pakët të minutave dhe motivimin, mendoj se është e arsyeshme që të marrim parasysh ofertat që mund të shfaqen për të. Do të doja shumë që të qëndronte, por lojtari nuk e mendon kështu”, u shpreh Gil. Kujtojmë se Felix u transferua te Atletico Madrid në verën e vitit 2019 për shumën rekord të 114 milionë paundëve.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...