Tottenham është në kërkim të një portieri, për të zëvendësuar kapitenin Hugo Lloris. “ESPN” raporton se londinezët kanë zgjedhur Dean Henderson të Manchester United, me shpresën se ata do ta lënë të lirë portierin 26-vjeçar.
Momentalisht ai është pjesë e Nottingham Forest, ku ishte titullar në pjesën e parë të sezonit në Premier League.
Lexo edhe:
- Nga Messi te Skriniar, kontratat e yjeve të futbollit që skadojnë në verë
- “Blindohet” Napoli, Italia në alarm për huliganët anglez
- Nisin eliminatoret e EURO 2024, ndeshjet që mund të ndiqni në “SuperSport”
- Flet trajneri: Prenga një bishë, synon të pushtojë botën
Së fundmi Henderson ka kaluar portier i dytë, pasi zgjedhja e parë në shkurt u bë Keylor Navas. Tottenham e ka projektuar anglezin si numrin 1 për portën dhe në verë pritet të konkretizohen tratativat për transferimin në Londër.
