Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Kërkoni Havertz? Ja sa duhet të paguani”, Chelsea i vendos çmimin gjermanit

Largohet edhe Kai Havertz
Largohet edhe Kai Havertz

Karim Benzema njoftoi zyrtarisht se nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Real Madrid dhe se do të transferohet në Arabinë Saudite tek skuadra e Al-Ittihad. Tashmë, spanjollëve iu lind detyra për të zëvendësuar francezin teksa mes opsioneve të shumta është edhe emri i Kai Havertz.

Gjermani është pjesë e Chelseat prej vitit 2020 teksa është përshtatur më së miri në majën e sulmit të “Bluve të Londrës”. Ndaj, te Reali po e konsiderojnë 23-vjeçarin aq më tepër kur Havertz mund të mbulojë edhe pozicione të tjera të fushës. Por, nga ana tjetër duke njohur rëndësinë e lojtarit në fjalë, Chelsea nuk mund ta lejojë të largohet aq lehtë, ose të paktën pa përfituar një shumë të majme që mund të rregullonte edhe bilancet ekonomike të anglezëve.

Lexo edhe: 

Sipas mediave, Chelsea pretendon të arkëtojë nga shitja e Havertz të paktën 60 milionë euro edhe pse do të dilnin me humbje në këtë rast duke qenë se e transferuan nga Bayer Leverkusen për 81 milionë euro.

Edhe në atë periudhë, Real Madrid ishte i interesuar për gjermanin, megjithatë këtë verë duket si mundësia ideale që palët të bashkohen dhe të nisin një rrugëtim së bashku në ndjekje të trofeve më të rëndësishëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...