Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Tyson ka vendosur të kthehet në ring, Foreman i jep një këshillë

George Foreman, një emër i madh i boksit, tashmë në moshën 71-vjeçare, i ka sugjeruar Mike Tysonit, edhe ky një legjendë e ringut, që të tërhihet nga vendimi për t’iu kthyer boksit, pasi “ka bërë mjaft gjëra të mëdha” për këtë sport.

Tyson, 53 vjeç, zbuloi javën e kaluar se ai po stërvitet për një rikthim të bujshëm në ring në kuadër të një turneu bamirësie me duele me katër raunde. Ish-kampioni absolut nuk ka luftuar që kur u mposht nga Kevin McBride 15 vjet më parë, por ka thënë se ai dëshiron të luftojë përsëri dhe “të bëjë para për të ndihmuar disa të pastrehë dhe “shkërdhata” të prekur nga droga, si unë”.

Por Foreman, i cili u bë kampioni më i vjetër i peshave të rënda kur ishte 45 vjeç, në vitin 1994, i është lutur Tysonit që të rishqyrtojë vendim e tij. Duke folur për World Boxing News, Foreman tha: “Tyson ka bërë mjaft gjëra të shkëlqyera për boksin. Nuk ka më nevojë për të tjera. Ai bën është pjesë e “Hall of Fame”, ishte një boskier i fortë.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...