Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Kështu nuk ia dalim ndaj PSG-së”, Nagelsmann ”shkund” Bayernin

Bayern Munchen fitoi 3-0 ndaj Bochumit. Bavarezët siguruan triumfin e tretë radhazi mes kampionatit dhe Kupës së Gjermanisë, por kjo nuk mjafton. Të martën (14) do të jetë PSG përballë, në një “finale” të parakohshme në Champions League.

Kampionët e Gjermanisë vizitojnë “Parc des Princes”. Ndërkohë, skuadra që do të kualifikohet në çerekfinale do të vendoset tri javë më vonë në “Allianz Arena”.

Julian Nagelsmann e di mirë se çfarë vështirësie ka përballja ndaj kampionëve të Francës. Pas fitores kundër Bochumit, trajneri i Bayernit nuk i kurseu kritikat, duke motivuar djemtë e tij në lidhje me takimin e radhës.

Nëse luajmë kështu të martën përballë PSG-së nuk do të na mjaftojë për t’u kualifikuar. Nëse luajmë me gazin shtypur, ne arrijmë të prodhojmë një lojë argëtuese, krijojmë entuziazëm dhe mund të fitojmë 5-0.

Por, neve na mungon disi vrulli për të cilin po flas. Kryesojmë Bundesligan me vetëm një pikë më shumë se ndjekësit. PSG është një skuadër e klasit botëror, kështu që duhet të bëjmë një ndeshje perfekte në Francë”, u shpreh Nagelsmann.

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...