Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Kessie në versionin e tij më të mirë: Interi? Dua të jem për shumë vite te Barça

Franck Kessie (Ouragahio, Bregu i Fildishtë, 9 dhjetor 1996) mbërriti te Barcelona verën e kaluar si lojtar i lirë nga Milani.

Pavarësisht se i kanë mbetur edhe katër vite kontratë dhe se tashmë ka filluar të tregojë versionin e tij më të mirë si “blaugrana”, emri i tij lidhet me një kthim të mundshëm në Serinë A, por tek Interi.

“Shpresoj të jem te Barça për shumë vite”, tregon Kessie në intervistën e fundit për “El Mundo Deportivo”.

Në datën 19 mars ai ka mundësinë të heqë thyejë tabunë e të shënojë në “Camp Nou” kundër Realit, në “Al Classico”.

“Për momentin kemi një ndeshje shumë të rëndësishme këtë të diel dhe tani mendojmë vetëm për Athletic Bilbaon. Duhet të ecim me qetësi dhe nuk duhet të mendojmë për “El Classicon” tani.

Sigurisht që nëntë pikë janë shumë, por në futboll ka ulje-ngritje, duhet të jemi të vëmendshëm, shumë të përqendruar që të mos e humbim këtë avantazh dhe të vazhdojmë punën.”

Mesfushori i Barcelonës pranon se, pasi ia doli t’i përshtatej skuadrës, qytetit, gjuhës dhe një stili të ri futbolli, po tregon versionin e tij më të mirë.

Lexo edhe:

“A do t’i fitojmë të tre trofetë në Spanjë? Nuk e di, por po të jem shumë i lumtur, sepse tre trofe janë shumë të rëndësishëm, për ekipin dhe për lojtarët, duhet të japim gjithçka në këto tre muajt e fundit të kampionatit.”

Që nga janari është përsëritur thashethemi se Interi kërkon të bëjë një këmbim Brozovic-Kessie…

“Kur dëgjon emrin tënd në një vend tjetër do të thotë se ke treguar gjithçka atje. Prandaj jam i lumtur, sepse shumë skuadra më donin atje, por këtu kam nënshkruar një kontratë katërvjeçare dhe jam lojtar i Barçës, kam vetëm një sezon këtu dhe e shoh veten këtu për shumë vite.

Barcelona është një qytet shumë i bukur, jam në një klub të madh dhe kam marrëdhënie shumë të mirë me pjesën tjetër të skuadrës.”

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...