Boks

Keta: Nuk mendoja për titullin, doja të mposhtja patjetër turkun

Ishte një përballje e luftuar deri në sekondat finale ajo mes Ferit Ketës dhe Mehmet Karakus, e zhvilluar në fillim të këtij muaji, por gjithsesi në fund triumfi i shkoi “luftëtarit” shqiptar, i cili pasi titullit europian në Kickbox në federatën ISKA, përfitoi edhe titullin botëror.

Tashmë që ka kaluar pak kohë nga ai duel 29-vjeçari i rikthyer në Shqipëri, tregon se si e përjetoi përballjen me rivalin e tij, që për hir të së vërtetës ishte i një niveli të admirueshëm.

“Vërtetë ishte një ndeshje e madhe, por që egoja ime dhe dëshira e madhe për ta fituar atë ndeshje, më ndihmoi t’ia dal. Isha përgatitur vërtetë shumë mirë me vëllezërit e mi dhe kisha etje për të fituar atë ndeshje”, deklaroi Keta.

Provokimet e vazhdueshme të Karakus përpara duelit e ndezën këtë supersfidë, Keta në ndryshim nga sa tregon në ring jashtë tij është një natyrë e qetë, gjithsesi fjalët e turkut nuk e kishin lënë krejtësisht indiferent.

“Sado i qetë të jesh, fjalët të ngacmojnë, sepse kuptohet që është një sport luftarak dhe duhet të jesh edhe pak agresiv. Megjithatë provokimet e tij u mundova t’i injoroj dhe u stërvita e u përgatita për përballjen në ring”, tha boksieri shqiptar.

Titulli i kamponit të botës është i veçantë, por nuk ishte arsyeja e vetme që i shërbeu si motivim dhe shtysë djaloshit nga Bulqiza.

“Kuptohet që edhe titulli ka rëndësinë e vet, por dëshira më e madhe e imja ishte që të mposhtja kundërshtarin dhe t’i jepja edhe një humbje të dytë në Kickbox”, shprehet Keta.

Ferit Keta nuk zotëron vetëm titujt europian dhe botëror në Kickbox, por është edhe kampioni aktual i Gjermanisë në boks, ndoshta ka ardhur momenti që luftëtari shqiptar të përcaktojë përparësinë e tij.

“Momentalisht kam dëshirë t’i bëj të dyja, pasi ndihem mirë në të dy disiplinat. Me kalimin e kohës besoj se do të fokusohem dhe kam përshtypjen në boks”, deklaroi ai.

Vitin e ardhshëm 29-vjeçari do të ngjitet sërish në ring, por kundërshtari mbetet për tu përcaktuar.

“Sfida e radhës do të jetë nga muaji mars dhe besoj në boks. Nuk kam kundërshtar dhe nuk di të them ekzaktësisht detaje, por besoj se do të jetë në atë periudhë”, tha Ferit Keta për Supersport.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency