Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Këtë javë sërish në pistë, te Ferrari nuk dorëzohen për titullin e Leclerc. Por, është shansi i fundit!

Formula 1 nuk do të pushojë në këtë javë teksa pilotët rikthehen menjëherë në pistën e Hungaroring në Çmimin e Madh të Hungarisë. Në fakt, diçka e tillë është pozitive për Ferrarin dhe veçanërisht për Charles Leclerc.

Piloti monegask do të duhet të harrojë atë gafë të rëndë në Francë, pasi në të kundërt me siguri nuk do t’i shijonte pushimet e verës. Tek skuderia “kokëkuqje” nuk dorëzohen për titullin kampion teksa kur kanë mbetur edhe 10 gara në total deri në fundin e sezonit, Max Verstappen kryeson me 63 pikë.

Ndërkohë, në rast të një tjetër dështimi në garën e fundit para se kampionati të ndërpritet dhe të rikthehet në fundin e gushtit, atëherë te Ferrari do t’i japin mundësinë edhe Carlos Sainz të tregojë veten pa pasur ndikimin e Leclerc pasi deri më tani piloti spanjoll është detyruar të sillet si një pilot i dytë duke i ardhur në ndihmë në disa raste monegaskut.

Tashmë, Leclerc nuk i falen më gabime, ashtu si edhe vetë skuadrës që në këtë sezon ka treguar luhatje të vazhdueshme pavarësisht se bëhet fjalë për një nga makinat më në formë të kampionatit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...