Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

“Këtu armiqtë s’kanë vend”, edhe “Ballistët” në Prishtinë, 21 tifogrupe në mbështetje të Llapit

Llapi do të tentojë përmbysjen e madhe ndaj Buducnostit të Malit të Zi të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”. Skuadra fituese e Kupës së Kosovës, humbi 2-0 në Podgoricë, ndërkohë që në kryeqytetin dardan do synojë kalimin në raundin e dytë të Conference League.

Kjo përballje fillon prej orës 20:00 të 14 korrikut. Ultrasit e Buducnostit shpalosën një koreografi ofenduese kundër kombit shqiptar në sfidën e parë. Atmosfera është ndezur dhe shumë tifogrupe shqiptare kanë nisur organizimin për të mbështetur Llapin në Prishtinë.

Edhe Ballistët e Tetovës, një ndër grupimet ultras më të zjarrta të trojeve shqiptare, do të jenë të pranishëm në “Fadil Vokrri”. “TË DREJTAT TONA NE SI NDAJMË …

KËTU ARMIQTË S’KANË VEND !!! Drejt Prishtinës për një qëllim, së bashku me të gjithë vëllezërit për nderin e Shqiptarisë!

Ballistët tubohen tek stadiumi i qytetit në Tetovë, nga ku do të udhëtojmë me vetura private drejt Kosovës tonë. NJË GJUHË, NJË KOMB, NJË SHTET”, lexohet në postimin e ultrasve të Shkëndijës.

Ndërkohë, rreth 21 grupime ultrasish kanë konfirmuar deri tani pjesëmarrjen e tyre në “Fadil Vokrri” në mbështetje të skuadrës nga Podujeva, që do japë gjithçka në fushë për të gëzuar zemrat e çdo tifozi shqiptar.

Grupet të cilat kanë konfirmuar prezencën në përkrahje të Llapit të enjten në Prishtinë

1. Legjendat, Podujevë
2. Dardanet, Kosove
3. Ballistet – Tetovë
4. T.K.Z – Shqipëri
5. O.T.B – Vushtri
6. Bair – Mitrovicë
7. Skifterat – Gjilan
8.Farimi – Fushë Kosovë
9. U.C.F – Pejë
10. Hithat – Klinë
11 . Vreshtarët – Rahovec
12. Shqiponjat e Zeza – Drenicë
13. Brigada 111 – Drenas
14. Fikshat – Kaçanik
15. Tigrat – Pozhoran
16. Tornado – Malishevë
17. Tigrat – Lipjan
18. Elektricistët – Obiliq
19.Boys of border – Hani Elezit
20. Kuqezinjtë e Jakovës
21. 1927 – Gjakovë

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...