Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Kevin Magnussen kthehet në Formula 1, zëvendëson rusin e përjashtuar

Danezi Kevin Magnussen do të rikthehet në Formula 1 si zëvendësues i Nikita Mazepin në ekipin Haas me bazë në SHBA. Magnussen, 29 vjeç, ka qenë pilot i skuderisë Haas nga 2017 deri në 2020 përpara se skuadra të vendoste ta zëvendësonte atë dhe Romain Grosjean me Mazepin dhe Mick Schumacher.

Mazepin u largua të dielën si rezultat i pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Në qëndrimin zyrtar Haas sqaroi se Magnussen nënshkroi “kontratë shumëvjeçare” dhe do të pilotojë këtë makinë gjatë provës parasezonale në Bahrein këtë javë.

Marrëveshja e re përfaqëson një rikthim surprizë në F1 për 29-vjeçarin e njohur, djalin e ish-pilotit të F1, Jan Magnussen.

“U befasova shumë, por jam po aq i emocionuar që mora telefonatën nga Haas. Po shikoja në një drejtim tjetër në lidhje me angazhimet e mia për vitin 2022, por mundësia për t’u rikthyer për të konkurruar në F1, dhe me një ekip që e njoh jashtëzakonisht mirë, ishte thjesht shumë tërheqëse,” – deklaroi Magnussen.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...