Connect with us

Hi, what are you looking for?

UFC

Khabib, gati të bëhet futbollist: Kam folur me Ronaldon, klubi im…

Lista e futbollistëve që u janë dedikuar sporteve të tjera pas përfundimit të karrierës së tyre, ose para saj, sigurisht që nuk është e shkurtër. Hokej, golf, basketboll…, shumë lojtarë kanë zgjedhur të bëjnë këtë kapërcim në jetën e tyre. Edhe legjendat e sporteve të tjera janë përpjekur të futen në botën e futbollit, ndër të cilët veçohet Usain Bolt. Tani është radha Khabib Nurmagomedovit?

Luftëtari rus UFC-së, i cili e mbylli karrierën në vitin 2020 me triumf, ka treguar se është gati të luajë futboll. Një mik i madh i Cristiano Ronaldos, 32-vjeçari do të dëshironte të hynte në botën e futbollit profesionist.

“Të luash futboll në një nivel profesional është një ëndërr e fëmijërisë, në fund të fundit, futbolli është mbreti i sportit. Kam biseduar për këtë me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, me pronarin e PSG-së dhe me Cristiano Ronaldon.”

Përvoja e njeriut më të shpejtë në planet, Usain Bolt, si futbollist, nuk shkoi shumë mirë, por Khabib beson se do të bëjë më mirë se ish-atleti nga Xhamajka. Por në cilën skuadër? Vështirë të thuhet, por sigurisht që ka preferencat e veta:

“Spartaku i Moskës pa dyshim që është fantastik, por klubi i ëndrrave të mia është Real Madridi”.

Ndeshja e tij e parë që e ka ndjekur me shumë kërshëri ka qenë midis Real Madridit dhe Juventusit, ku aktualisht luan miku i tij, Cristiano Ronaldo:

“Më kujtohet që pashë 90 minuta futboll për herë të parë në sfidën Real-Juventus, në vitin 1998, pra finalen e Ligës së Kampionëve. Mbaj mend që Pedrag Mijatovic shënoi nga pozicioni jashtë loje, por rëndësi ka që fituam.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...