Connect with us

Hi, what are you looking for?

UFC

Khabib vs Gaethje, dueli UFC 253, më 19 shtator

Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje raportohet se do të unifikojnë titullin e peshës së lehtë në një duel UFC 253, më 19 shtator. Gaethje e fitoi të drejtën për të sfiduar kampionin e padiskutueshëm Khabib, kur mposhti Tony Fergusonin në përballjen UFC 249 muajin e kaluar.

Conor McGregor kishte shpresuar të ndeshej me amerikanin, por pretendimi i tij u hodh poshtë nga UFC përpara se të njoftonte tërheqjen. McGregor njoftoi në mediat sociale në fundjavë se po largohej nga sporti, por nuk është hera e parë që ai e bën diçka të tillë (u tërhoq edhe një vit më parë, por i rikthye pas 12 muajsh në ring).

Tashmë është vendosur një datë për duelin Khabib vs Gaethje, që do të zhvillohet pas më pak se tre muajsh, në një vend që mbetet ende për t’u përcaktuar.

Nuk është për t’u habitur që sfida është vendosur pas një kohe relativisht të gjatë. Luftëtari rusi sapo ka përfunduar Ramazanin, një muaj në të cilin muslimanët nuk hanë apo pinë gjatë orëve të ditës, ndaj kërkohet një periudhë e konsiderueshme për t’u kthyer në formën e duhur fizike.

Kriza e Koronavirusit gjithashtu vazhdon t’ua vështirësojë jetën luftëtarëve, veçanërisht atyre që banojnë jashtë Shteteve të Bashkuara.

Babai i Khabib mbetet në gjendje kritike, pasi u sëmur seriozisht muajin e kaluar dhe ka probleme të lidhura me Covid-19. Ai kaloi në koma muajin e kaluar në Moskë, pasi u sëmur rëne me pneumoni. 57-vjeçari doli nga koma pas operacionit, por i duhet shumë kohë për të marrë veten.

Menaxheri i Khabib, Ali Abdelaziz, tha she babai i luftëtarit kishte shenja përmirësimi.

“Khabib është shumë i fortë, familja e tij është shumë e fortë dhe babai i tij është shumë i fortë. Ai po përmirësohet. Hapi sytë, duke iu përgjigjur pak. Kjo është shenjë e mirë. Allahu kontrollon gjithçka. Ne kemi besim se ai do të jetë më mirë, ne jemi shumë të lumtur për këtë.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...