Etapa e Sami Khediras te Juventusi mund të quhet e mbyllur. Mesfushori gjerman i cili dy vitet e fundit më shume ka qëndruar në stol dhe në infermieri, nuk është në planet e Andrea Pirlos dhe javën e ardhshme palët do të bisedojnë për të prishur konsensualisht kontratën në të njejtën mënyrë siç vepruan me Higuain. 33-vjeçari rëndon më shumë prej pagës në bilanc por edhe në aspektin sportiv, Pirlo mendon se nuk ka çfarë të japë më për bardhezinjtë çka ka shtyrë drejtuesit të veprojnë me prishjen e kontratës ku Khedira kishte edhe 12 muaj të mbetur.