Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Khedira ‘tremb’ Juven: Dua të rikthehem në Bundesligë

Sami Khedira është kthyer në një nga shtyllat e lojës së Juventusit, por duket se gjermani nuk ka ndërmend të rrijë gjatë në Itali. Vetë ish mesfushori i Realit të Madridit ka theksuar se ndihet mjaft mirë te Juventusi, por se po mendon seriozisht një rikthim në Bundesligë.

“Te Juventusi ndihem mirë. Po luaj rregullisht dhe po mundohem të ndihmoj klubin të arrijë objektivat. Për të ardhmen nuk di ç’të them, por do të doja të rikthehesha sërish në Gjermani, të luaja në Bundesligë”, u shpreh futbollisti.

Khedira erdhi te Juventusi në vitin 2015, nga Reali i Maderidit dhe që atëherë prezenca e tij në fushë nuk është vënë në dyshim, por duket se hapësirat e tij po vijnë drejt mbylljes, ndaj edhe lojtari po mendon largimin.

Pjaniç, Matuidi dhe Bentancour shikohen me prioritet nga Allegri dhe nëse këtyre u shtojmë edhe një afrim të mundshëm të Emre Can, rezulton se pikërisht Khedira do të jetë i tepërt dhe do të detyrohet të ulet në stol.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...