Volleyball

Kina befason Amerikën, Gjermania fiton me vështirësi

Në Botërorin e volejbollit për femra që zhvillohet në Japoni , Gjermania nuk e pati aspak të thjeshtë të fitonte përballë Porto Rikos në takimin e vlefshëm për fazën e dytë të eventit në grupin E. Seti i parë nisi mirë për gjermanet të cilat ia dolën të fitonin në shifrat 25-23, teksa në setin e dytë porto rikanet surprizuan kundërshtaren duke e mposhtur 27-25. Seti i tretë u karakterizua nga rivaliteti i lartë, aty ku gjermania nuk e pati të thjeshtë të fitonte, pasi Porto Riko provoi të bëntë rezistencë, gjithsesi në fundin e saj ekipi i drejtuar nga Felix Koslovski e mbylli në shifrat 29-27. Seti i 4-ët dhe i fundit sërish ishte i ashpër gjithsesi gjermanet u treguan më të sakta në lojën e tyre dhe e mbyllën me rezultatin 25-22. Suksesi e ngjit Gjermaninë në vendin e 5-të me 14 pikë, ndërsa Porto Riko në vendin  e 7-të me 6 pikë duke regjistruar kështu dhe disfatën e 5-të rradhazi në Botërorin e volejbollit për femra.

Befason Kina në ndeshjen e grupit F. Përfaqësuesja aziatike ia doli të fitonte përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës 3-0. Amerikanet vinin si favorite, por parketi reflektoi të kundërtën.

Seti i parë nisi dhe përfundoi me dominim i Kinës duke mos i dhënë aspak mundësi reagimi kundërshtares dhe në fund fituan 25-17. Në setin e dytë, Amerika provoi të japë shënja jete, por pavarësisht përpjekjeve maksimale fundi ishte sërish i njëjtë, Kina fiton në shifrat 26-24.  Seti i tretë dhe i fundit nuk ka histori, aziatiket sërish më të sakta, amerikanet larg pritshmërive me Kinën që fitoi 25-18. Për aziatiket ndeshja e rradhës ndaj Rusisë është vendimtare për kualikimin për në Final Six e njëjta gjë vlen edhe për Shtetet e Bashkaura të Amerikës në sfidën kundër italianeve të cilat tashmë e kanë siguruar kualifikimin.

To Top