Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Kisha një takim sekret”, Bernadeschi zbulon prapaskenat e transferimit në Kanada: Cikli në Itali përfundoi!

Federico Bernadeschi është prezantuar tek klubi i tij Toronto në Kanada ku ka firmosur një kontratë deri në vitin 2026 nga e cila do të përfitojë 5 milionë dollar në sezon. Sulmuesi anësor që për herë të parë do të provoj një aventurë në MLS, theksoi se cikli i tij në Itali kishte përfunduar dhe për këtë arsye vendosi të refuzonte disa oferta nga klube të Serisë A ndërsa shtoi se me drejtuesit e Torontos kishte mbajtur një takim sekret dy muaj më parë.

“Unë e zgjodha Toronton për projektin që ka klubi, drejtuesit i takova në mënyrë secrete dy muaj më parë. Ishte një dashuri e menjëhershme. Në Itali kisha shumë mundësi për të vijuar karrierën, por mendoj se cikli im atje kishte përfunduar. Pata sukses, gëzim por edhe dështime ndaj duhej të zgjidhja një aventurë ndryshe. Këtu është një familje e madhe, ka fansa të mrekullueshëm dhe prandaj zgjodha Toronton. MLS është një ligë shumë konkurruese dhe ka një të ardhme të madhe, kam ardhur të fitoj”, u shpreh Bernadeschi.

Kujtojmë se Toronto në këtë sezon ka transferuar edhe dy italianë të tjerë, Domenico Criscito nga Genoa si dhe goditjen e madhe, Lorenzo Insigne nga Napoli. Lidhja me futbollistët italianë ekziston prej kohësh tek Toronto duke qenë se në të kaluarën është aktivizuar edhe Sebastian Giovinco.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...