Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Kisha vendosur të tërhiqesha”, Buffon zbulon telefonatën që i ndryshoi karrierën

Gianluigi Buffon aktualisht është pjesë e Parmës në Serie B, ndërsa kur ka mbërritur në moshën 44-vjeçare nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Legjenda e portës ka një kontratë deri në vitin 2024 me emilianët dhe synon ta zbatojë deri në ditën e fundit atë.

Megjithatë, gardiani zbulon së fundmi se në të kaluarën ka pasur një moment kur ka menduar të tërhiqej dhe ky çast lidhet me vitin 2018, pasi i dha lamtumirën Juventusit për herë të parë. Por, Buffon thekson se telefonata që i ndryshoi vendimin erdhi nga Franca, ku PSG e ftoi të bëhej pjesë e francezëve ndërsa 44-vjeçari shtoi se pas konsultimit me fëmijët vendosi të transferohej në Paris.

“Në vitin 2018 kisha vendosur të tërhiqesha nga futbolli, por më erdhi telefonata nga PSG. Menjëherë e diskutova këtë propozim me fëmijët e mi dhe ata më shtynë që ta pranoja ofertën, më thanë se duhet të shkoja në Francë pasi do të isha pjesë e një skuadre të shkëlqyer. Më bënë të kuptoja se ishin të lumtur që kishin një baba si unë”, u shpreh Buffon.

Synimi më i madh për Buffon aktualisht është të ndihmojë Parmën të rikthehet në elitën italiane teksa ata janë klubi që i besuan për herë të parë në karrierë portierit. Në këtë sezon me Parmën, Buffon ka koleksionuar 26 paraqitje.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...