Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Kishte dy javë kohë, klubi anglez shkarkon trajnerin pak orë përpara ndeshjes

Tetë muaj ka zgjatur aventura e Shota Arveladze si trajneri i Hull City. Ish-sulmuesi i famshëm gjeorgjian, i cili si futbollist fitoi trofe me Ajaksin, Rangers, Trabzonspor dhe Dinamon e Tbilisit, është shkarkuar nga posti i teknikut të ekipit që garon në Championship.

Largimi i tij ka ndodhur sot, vetëm tetë orë përpara ndeshjes shtëpiakë ndaj Lutonit. Edhe pse objektivi i Hull City është rikthimi në Premier League, skuadra ka grumbulluar vetëm 11 pikë në dhjetë javët e para, duke u renditur në vend të 20-të.

Arveladze dhe lojtarët e tij kishin dy javë kohë për t’u përgatitur për duelin kundër Lutonit, kjo falë ndërprerjes së kampionatit për shkak të Nations League, por drejtuesit e klubit 118-vjeçar kanë zgjedhur ta shkarkojnë 49-vjeçarin vetëm në ditën e ndeshjes.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...