Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Kishte përgatitur revolucion, zbulohen emrat që Leonardo do i afronte te PSG-ja

Aventura e Leonardos te Paris Saint-Germain përfundoi më 21 maj, në raundin e fundit të Ligue 1 kundër Metz. Megjithatë, tashmë ish-drejtori sportiv i parizienëve, sipas gazetës franceze “Le Parisien”, kishte në mendje një revolucion të vërtetë.

Leonardo do të kishte vendosur Thiago Motta-n në vend të Mauricio Pochettino-s në krye të stolit të kampionëve të Francës.
Më pas, siç bëri verën e kaluar me Messin, Wijnaldum, Donnarumma dhe Sergio Ramos, Leonardo do të kishte menduar të sillte dy kampionë të botës me parametra zero, Ousmane Dembele dhe Paul Pogba.

Mane ishte gjithashtu në fokusin e Leonardos, por nuk do të mbaronte me kaq, rasti i senegalezit, që së fundmi firmosi me Bayern Munich, ishte komentuar edhe nga këshilltari i ish-drejtorit sportiv të PSG-së, Bacary Cisse, i cili tha për “RMC”: “Po, PSG-ja synonte në fakt Sadio-n. Leonardo pati disa kontakte me agjentin e tij gjerman, ata u takuan, diskutuan të mirat dhe të këqijat e një transferimi të mundshëm të Sadios te klubi francez por bisedimet u ndalën aty”. Në fund, plani i Leonardos u prish dhe vendin e tij e zuri Luis Campos, i cili po ecën ndryshe pasi zgjodhi Christophe Galtier për trajner dhe lojtarë me më pak potencial si Vitinha.”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...