Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Kjo skuadër është më fizikja që ka pasur Guardiola”, ish-lojtari: Ja si u zgjidhën problemet në mbrojtje

Manchester City festoi titullin e tretë radhazi dhe të pestin në gjashtë vitet e fundit kur skuadra drejtohet nga trajneri Pep Guardiola. Këtë sezon, të besuarit e teknikut spanjoll rrezikuan seriozisht ta humbisnin titullin duke qenë se për pjesën më të madhe të kohës Arsenal ishte në udhëheqje të kampionatit, madje në një moment topçinjtë mbërritën deri në tetë pikë më shumë se The Citizens.

Megjithatë, sipas ish-lojtarit të Manchester United, Gary Neville përmbysja u realizua edhe prej një zhvendosje në aspektin difensiv nga Guardiola. Ish-mbrojtësi theksoi se skuadra aktuale e Cityt është skuadra më fizike që ka drejtuar Pep Guardiola duke u shprehur se ekipi ndryshoi pas largimit të Cancelos në janar dhe spanjolli e rregulloi anën e majtë të prapavijës duke vendosur aty Akanjin apo Ake.

Lexo edhe:

“E kam ndjekur shumë Cityn dhe Guardiola tentoi ta fitonte kampionatin duke luajtur bukur, por me largimin e Cancelos në janar pati probleme në anën e majtë të mbrojtjes. Guardiola tentoi aty me Bernardo Silvën, por City po pësonte dhe në atë pjesë të fushës kishte shumë hapësira, ndaj u desh të ndryshohej.

Kështu, Guardiola vendosi Akanji apo edhe Ake, duke dalë disi nga stili i tij pasi në fushë janë katër qendërmbrojtës natyral. Kjo e bën këtë City, skuadrën më fizike që ka drejtuar ndonjëherë Guardiola”, u shpreh Neville.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...