Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Klas, gola dhe asiste/ Bayerni ka një dhuratë për idhullin e ri të tifozëve

Edhe pse është vetëm 20 vjeç, Jamal Musiala është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayern Munchen.

Mesfushori ofensiv duket sikur ka vite që luan me bavarezët. Këtë edicion të Bundesligës është golashënuesi më i mirë i kampionëve në fuqi.

Musiala numëron 15 gola dhe 12 asiste në të gjithë kompeticionet. Ai është kthyer në idhullin e ri të tifozëve.

LEXO EDHE:

Edhe drejtuesit e vlerësojnë shumë klasin e tij dhe janë gati t’i rinovojnë kontratën. Aktualja i përfundon në vitin 2026.

Shtypi gjerman shkruan se lojtarin ofensiv e pret një kontratë deri në vitin 2028, por edhe rritje e konsiderueshme e pagës sezonale.

Musiala debutoi me kombëtaren e Gjermanisë në marsin e vitit 2021. Deri tani ka shënuar një gol në 20 ndeshje me katër herë kampionët e botës.

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...