Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Klasifikimi i veçantë/ Fenerbahce, skuadra me më shumë gola në Katar

Në “Katar 2022” deri tani janë luajtur rreth 20 ndeshje, praktikisht 1/3 e totalit (janë 64 sfida gjithsej), prandaj është e drejtë të bëhet një bilanc që merr në konsideratë klubet më “prodhimtare”, d.m.th. ato që deri tani mund të numërojnë shumicën e golave ​​të shënuar nga lojtarët në pronësi të tyre.

Në vend të parë në këtë renditje speciale është Fenerbahçe me katër gola. Merita i takon veçanërisht Enner Valencias, i cili me tre golat e tij në dy ndeshje, momentalisht është në vendin e parë në tabelën e golashënuesve.

Tregolëshit të Valencias i duhet shtuar goli i Michy Batshuayi. Partneri i tij në sulm në Turqi (Fenerbahce) shënoi për Belgjikën kundër Kanadasë në fitoren 1-0 të “Djajve të Kuq” në debutimin e tyre në Grupin F.

Një pozicion prestigjioz në sytë e gjithë botës për Fenerbahçen, përballë një tresheje të frikshme: Barcelona-​PSG-Milan. Ferran Torres (dy gola kundër Kosta Rikës) dhe Gavi (Barcelona) gjetën rrugën e rrjetës te Spanja, ndërsa PSG përfaqësohet nga golat e Messit, Soler dhe Mbappé. Nga ana tjetër, Giroud (dygolësh ndaj Australisë) dhe Rafael Leão janë golashënuesit e Milanit në këtë Botëror.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...