Eredivisie

Klasikja e futbollit holandez u ndez jashtë stadiumit “De Kuip”, me dhjetëra të arrestuar (video)

Në kohën që Holanda është sërish në izolim për shkak të Covid-it, policia e Roterdamit duhej të përdorte ujin me presion për të shpërndarë “disa dhjetëra” tifozë protestues pranë stadiumit De Kuip, në qytetin port, pak para ndeshjes midis Feyenoordit dhe Ajaxit (0-2). Sipas agjencisë holandeze të lajmeve ANP, autobusi i mysafirëve u vu në shënjestër me mjete piroteknike pas mbërritjes në stadium. Një grup prej 100-150 personash hodhën edhe fishekzjarrë dhe shishe ndaj policisë, e cila bëri disa arrestime.

Ndeshja, që zhvillua me dyer të mbyllura për arsye shëndetësore, dukej edhe më e tensionuar se zakonisht pas transferimit të Steven Berghuis nga Feyenoordi tek Ajaxi verën e kaluar. Feyenoordi i Rotterdam është i njohur për faktin që ka disa nga mbështetësit më të dhunshëm në Europë.

 

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency