Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Klasikja mbyllet pa fitues, Laçi në “Play Out”, Egnatia merr 100 mln lekë

Klasikja mbyllet pa fitues, Laçi në "Play Out", Egnatia merr 100 mln lekë
Klasikja mbyllet pa fitues, Laçi në "Play Out", Egnatia merr 100 mln lekë

Teuta prek Final 4-ën e titullit kampion. Durrsakët vijojnë të kalojnë një moment të shkëlqyer, duke siguruar matematikisht mbijetesën dhe duke e parë veten një pikë larg vendit të katërt…

Skuadra e Edi Martinit triumfoi me rezultatin 0-3 në transfertën ndaj Erzenit të rënë tashmë në Kategorinë e parë dhe u ngjit përkohësisht në vendin e katërt me 47 pikë, po aq sa kanë edhe Tirana, Skënderbeu e Dinamo.

Bardheblutë nuk shkuan dot përtej barazimit pa gola në klasiken e futbollit shqiptar ndaj Vllaznisë në “Air Albania”, ndonëse në pjesën e dytë patën 2-3 mundësi të arta për të shënuar golin e fitores.

Nga ana tjetër Dinamo u mposht në shtëpi nga Egnatia me rezultatet minimale 0-1. Po me shifrat 0-1 triumfoi edhe Partizani në Kukës, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes me një pikë më shumë se Vllaznia.

Vlen të theksohet se me suksesin e sotëm ndaj Dinamos, Egnatia ka mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë, pasi askush nuk mund ta parakalojë, me rrogozhinasit që do të shpërblehen me 100 mln lekë dhe do të garojnë për titull në “Final 4”.

Lexo edhe: 

Një barazim në shtesë ndaj Laçit, ngiti Skënderbeun të vetëm në vendin e katërt, me 48 pikë, ndërsa kurbinasit janë matematikisht në Play Out-in e titullit kampion.

Java e fundit e Kategorisë Superiore do të zhvillohet të shtunën, me Teutën, Tiranën, Dinamon e Skënderbeun, që do të duelojnë  për të përcaktuar të katërtën e Final 4 për titullin kampion.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...