Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga 2

VIDEO/ Mesfushori kuqezi nuk e harron “huqin”, “skuqet” brenda 60 minutash

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Klaus Gjasula e mbylli përpara kohe përballjen mes Darmstadtit dhe Hamburgut, pasi mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 58-të dhe la të tijtë me 10 futbollistë.

32-vjeçari u ndëshkua fillimisht në minutën e 30-të, ndërsa në pjesën e dytë mori kartonin e dytë të verdhë për një shkelje ndaj kundërshtarit në një aksion në mesfushë, teksa arbitri nuk ia kurseu të kuqin.

Ky është kartoni i parë i kuq për këtë sezon për Gjasulën, ndërsa sezonin e kaluar, po me Darmstad mori 13 karton të verdhë dhe dy të kuq, duke konfirmuar se është një mesfushor shumë luftarak, që nuk e tërheq asnjëherë këmbën pas.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...