Paris Saint German në merkaton verore largoi nga ekipi talentin 19-vjeçar Xavi Simons. Holandezi u rikthye në vendlindje me ekipin e PSV, ku po shkëlqen këtë sezon me parqitjet e tij. Në nëntë përballjet e para, Simons ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhururar tre asist. 19-vjeçari së bashku me shokun e ekipit Gakpo udhëheqin listën e golashënuesve në Eredivisie.
Shkëlqimi i Simons është vënë re edhe nga drejtuesit e francezëve që mesa duket janë bërë pishman që e larguan nga ekipi. Së fundmi sipas mediave, kampionët e Francës janë të favorziuar për ta rikthyer në Parc des Prince lojtarin për shkak të një klauzole të përfshirë në kontratë.

Drejtori, Luis Campos dëshiron që Simons të rikthehet në Francë dhe Paris Saint German mund të blejë kartonin e mesfushorit për 10 ose 12 milion euro. Edhe vetë drejtori i përgjithshëm i PSV, Brands e ka pranuar që ekziston një klauzolë në kontratën e Simons dhe së shpejti ai mund të largohet nga Hollanda. Mesfushori në sezonin 2021-2022 me Paris Saint German luajti vetëm gjashtë sfida në Ligue 1 duke mos e gjetur rrugën e rrjetës në asnjë rast.
