Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Klauzola, pavarësia e Katalunjës largon Messin nga Barcelona

Klubet e mëdha të Europës rreshtohen pro Pavarësisë së Katalunjës. Arsyeja është e thjeshtë: siç informon e përditëshmja katalane “El Mundo”, në kontratën e firmosur nga Messi me Barcelonën nëntorin e kaluar ka një klauzolë, e cila është kërkuar me çdo kusht nga “ylli” Argjentinas. Sipas saj, në rast të formalizimit të Pavarësisë së Katalunjës dhe rrjedhimisht largimit të klubit “blaugrana” nga La Liga spanjolle, Messi do të jetë i lirë të largohet, duke e bërë të pavlefshme klauzolën e prishjes së njëanshme të kontratës prej 700 milionë eurosh që është aktualisht në fuqi.

Kjo konsiderohet një mbrojtje legjitime e interesave të Messit dhe aspak një pozicionim në aspektin politik. Messit pak i inetereson nëse Katalunja është e pavarur apo jo nga pushteti qendror spanjoll, por që Barcelona të vazhdojë të marrë pjesë në një kampionat kompetitiv. Gjithmonë duke iu referuar “El Mundos”, nëse pas ndarjes së Katalunjës Messit nuk i garantohet për të luajtur me Barëën në një ndër kampionatet më të forta të botës, Ligën spanjolle, apo në kampionatin anglez, atë spanjoll, gjerman apo francez, (nuk përmendet Seria A italiane), kontrata e firmosur në nëntor do të bëhet e pavlefshme menjëherë dhe Messi mund të shkojë lirisht të luajë diku tjetër.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...