Premier League

Publikohet klauzola që ul pagën e Cristiano Ronaldos te “Djajtë e Kuq”

Cristiano Ronaldo mund të pësojë një ulje të konsiderueshme të pagës nëse Manchester United nuk arrin të kualifikohet në Champions League në sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve të ndryshme, paga e portugezit mund të pësojë një ulje të ndjeshme nga 385 mijë paundë që përfiton aktualisht në 300 mijë paundë. 36-vjeçari u rikthye në “Old Trafford” verën e shkuar për shifrën e 20 milionë paundëve nga skuadra e Juventusit, por deri më tani kjo aventurë nuk ka shkuar sipas të gjitha pritshmërive të opinionit sportive.

“Djajtë e Kuq” renditen në vendin e 7-të në Premier League po garojnë për të siguruar një vend në mes 4 më të mirave në Angli. Objektivi nuk është aspak i pamundur për skuadrën e Ralf Rangnick, pasi ata ndodhen vetëm 2 pikë larg West Hamit të vendit të katërt por do të kenë edhe konkurrencën e fortë nga Arsenali dhe Tottenham Hotspurs.

Në rast se Manchester United nuk e arrin këtë objektiv, paga e Ronaldos do të reduktohej ndjeshëm dhe do të ishte një nga më të ulëtat që ka përfituar 5 herë fituesi i Topit të Artë përgjatë sezoneve të fundit. Sulmuesi portugez ka shënuar 14 gola në 23 ndeshje që pas rikthimit në Manchester, por vetëm 8 nga ketë realizime kanë ardhur në Premier League. Sidoqoftë, ai ka treguar një rendiment fantastik në Champions League, duke shënuar në çdo sfidë të grupit dhe duke rezultuar vendimtar në kualifikimin e Manchester United në raundin e 1/8-ave, ku do të përballet ndaj Atletico Madrid.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency