Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Klauzolat te Barcelona, në total 3 miliardë e 855 milionë euro

Të mësosh duke gabuar. Barcelona duket se ka zënë mend nga rasti “Neymar”, kështu që i ka marrë të gjitha masat për të mos humbur asnjë lojtar cilësor në të ardhmen, sigurisht nëse çmenduritë nuk shkojnë përtej çdo imagjinate. Pas transferimit të brazilianit te PSG për 222 milionë euro, që ishte dhe shifra e klauzolës së largimit, klubi spanjoll ka nxituar që futbollistëve të tjerë cilësorë t’u vendosë klauzola të paimagjinueshme.
“Marca” ka shfaqur grafikisht formacionin e Barcelonës, duke u bashkangjitur emrave shumat që duhen shpenzuar për t’i shkëputur nga katalanët. Nga 700 milionë që duhet për të rrëmbyer Messin te 125 milionë që mjaftojnë për të marrë Rakitic. Nëse mblidhen të gjitha shifrat e klauzolave, shumë totale shkon 3 miliardë e 855 milionë euro.
Si përfundim, nuk ia vlen t’i blesh futbollistët e Barcelonës një e nga një, sepse kushton shumë më lirë nëse blen të gjithë klubin “blaugrana”!

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...