Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Klauzolë pro rikthimit në Europë, ish-lojtari i Chelsea pranë klubit londinez

Ish-futbollisti i Chelsea, Willian është pranë rikthimit në Premier League teksa kanë nisur negociatat me klubin e Fulham që sapo është ngjitur në ligën elitare të Anglisë dhe kërkon të dhurojë një performancë pozitive për të mos përjetuar sërish Championship.

Aktualisht, braziliani është pjesë e Corinthians dhe ka ende 16 muaj të mbetur në kontratë. Mirëpo, në kontratën e 33-vjeçarit ekziston një klauzolë e cila e lejon atë të rikthehet në Europë. Me Corianthians, sulmuesi anësor ka realizuar vetëm një gol në 44 paraqitje megjithatë eksperienca e tij është e rëndësishme dhe nuk mund të nënvlerësohet.

Willian ka përjetuar një aventurë të shkëlqyer në Angli me Chelsean duke qenë se ka fituar edhe dy tituj me “BLutë e Londrës”, ndërsa ka një të shkuar edhe te Arsenal ku nuk mundi të shkëlqente.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...