Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Klevis Dalipi: Humbëm shansin për vendin e tretë, por jemi rritur shumë

I zhgënjyer nga rezultati, por i kënaqur me lojën dhe më atë që dhanë futbollistët e kuq në fushën e blertë. Zëvendëstrajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, e pranon se skuadra e tij humbi një shans për të kapur vendin e tretë.
Sot humbëm një mundësi të artë për të kapur vendin e tretë. Pas fitores me Kamzën kisha shumë besim për të marrë fitoren. Jemi skuadra më në formë fizike dhe kemi rritje të jashtëzakonshme. Shpërdoruam një rast të pastër me Bardhin, por kam një dyshim në rastin e Asanit, që uli ritmin në finalizim, sepse vërshëlleu gjyqtari për pozicion jashtë loje. E dinim që Laçi do të luante për të kundërsulmuar. Kemi krijuar shumë volum loje, por nuk ia arritëm qëllimit.
Përtej mungesës së fitores, Dalipi flet me optimizëm për rritjen e cilësisë së lojës dhe për të ardhmem e të kuqve.
Në merkaton e janarit nuk është e lehtë të gjesh sulmues pa kontratë. Shpresojmë që Çani të kthehet në formën më të mirë. Progni dhe Bardhi gjithsesi po bëjnë një punë të mirë. Edhe fati nuk ishte me ne sot. Të mos harrojmë se ku kemi qenë dhe ku jemi në aspektin e harmonizimit. Blerjet i kemi bërë më të mirat e mundshme në merkaton e janarit. Pritshëmritë për ne janë të lartë, por duhet edhe koha dhe fati. Kemi shumë besim te skuadra, sepse ajo që po prodhojmë na jep optimizëm, sidomos për ndeshjen e kthimit të Kupës me Flamurtarit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...