Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Klinsmann analizon Interin para derbit në Superkupë: Zikaltrit ende nuk kanë “shpërthyer”

Inter dhe Milan sfidohen në Arabinë Saudite në kuadër të finales së Superkupës së Italisë. Zikaltërit e humbën derbin e parë në kampionat këtë sezon dhe tashmë kërkojnë reagimin, aq më tepër kur në mes është edhe një trofe. Në lidhje me ndeshjen që do të luhet të mërkurën, foli edhe një ish-lojtar i Inter si Jurgen Klinsmann. Gjermani theksoi se zikaltërit ende nuk kanë “shpërthyer” ndërsa shtoi se Robin Gosens nuk duhet të largohet.

“Është pak e vështirë t’i gjykosh skuadrat tashmë pas Kupës së Botës pasi ende nuk janë në ritmin e duhur, asgjë nuk mund të parashikohet. Në fakt, në këtë pikë të sezonit nuk e prisja që Inter të ishte -10 pikë nga Napoli. Ka ende shumë ndeshje, por Interi duket sikur ende nuk ka “shpërthyer”. Skriniar një kapiten që largohet? Shpresoj që së shpejti të gjindet një zgjidhje. Megjithatë, ai është i lirë në zgjedhjet e tij dhe jam i sigurt se shiritin do ta nderojë deri në ditën e fundit.

E ardhmja e Gosens? Mendoj se Gosens nuk duhet të largohet, mendoj që nuk është as e nevojshme të shkojë diku tjetër në huazim. Duhet të luftojë për pozicionin e tij dhe unë jam i bindur që ai është një lojtar në nivelin e Interit”, u shpreh Klinsmann.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...