Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Klinsmann tregon favoritët e Botërorit, “harron” Francën apo Anglinë

Jurgen Klinsmann beson se Brazili dhe Argjentina kanë shanse të mira për të fituar Kupën e Botës në Katar. “Vlerësimi im, si tifoz, nga jashtë, është se amerikano-jugorët janë me të vërtetë favoritë për ta fituar këtë Botëror. Brazili dhe Argjentina do të shkojnë në Katar me uri dhe dëshirë të jashtëzakonshme”, tha ish-kampioni gjerman, i cili fitoi titullin me Gjermaninë në vitin 1990.

Ish-trajneri i ekipit “Panzerave” shtoi se Brazili, i cili mban rekordin sa u përket trofeve, e ka festuar Botërorin e fundit para 20 vitesh, ndaj ka shumë ambicie, por kjo vlen edhe për “yllin” argjentinas ,Leo Messi, i cili nuk është shpallur kurrë kampion bote. Nga ana tjetër, Klinsmann e sheh edhe Portugalinë si favorite të mundshme falë sulmuesit Cristiano Ronaldo, pa harruar edhe Gjermaninë ndër pretendentët.

“Gjermania është gjithmonë prezente dhe është gjithmonë ndër skuadrat favorite për titull”, theksoi ish-lojtari 58-vjeçar. “Të paktën dëshiron të shkojë në një gjysmëfinale. Sigurisht, në mendjen tonë ne gjithmonë shpresojmë të jemi kampionë bote”.

Nga ana tjetër, Klinsmann u shpreh i kënaqur me rikthimin e Mario Götzes në skuadër. Trajneri i kombëtares Hansi Flick e përfshiu golashënuesin e finales së Kupës së Botës 2014 në listën e tij prej 26 emrash për Botërorin e Katarit. Lojtari aktual i Eintracht Frankfurtit pati shumë ulje-ngritje pasi shënoi atë “golin e madh” dhe i bëri gjermanët “kampionë të botës,” – shpjegoi Klinsmann.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...