Klodian Duro rikthehet në stol. Ish-mesfushori i njohur i kombëtares shqiptare, është emëruar si trajneri i ri i Gjilanit. Duke zëvendësuar Zekirija Ramadanin në stolin e “Skifterave”.
Kjo do të jetë aventura e dytë në futbollin dardan për Duron, i cili drejtoi edhe Feronikelin në periudhën tetor 2020-maj 2021.
Lexo edhe:
- Një moldav për Vllazninë, luajti titullar edhe ndaj Shqipërisë
- VIDEO/ Gjashtë minuta për golin e fitores, Vrioni rikthehet protagonist në Amerikë
- Sulmuesi i kombëtares bëhet me skuadër të re, prezantohet te kampionët
- I kënaqur nga impenjimi dhe guximi i futbollistëve, Sylvinho: Shoh detajet, kemi lojtarë inteligjentë
45-vjeçari nga Elbasani, ka drejtuar më parë edhe Kukësin, Kamzën, Luftëtarin dhe Lushnjen në futbollin shqiptar.
Me skuadrën verilindore ia doli të fitonte Kupën e Shqipërisë në edicionin 2015/2016.
Duro rikthehet në Kosovë, me objektivin për të luftuar për titullin kampion me skuadrën e Gjilanit.
