Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Klop flet për duelin e titullit më Premier: Nuk vendos përfundimisht titullin

Sfida e së dielës mes Liverpoolit dhe Manchester City-t ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës, me dy skuadrat kryesuese të Premier League-s që do të matin forcat në një përballje të jashtëzakonshme. Si “The Reds”, ashtu dhe skuadra e “qytetarëve”, kanë bërë një edicion fantastik e tani janë gati për ndeshjen e drejtpërdrejtë, që mund të përcaktojë fatin e sezonit. Megjithatë, nuk ndan të njëjtin mendim trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili duket se do të largojë presionin, teksa veçon se ky 90-minutësh nuk do të përcaktojë fatin e titullit.

“Na pret një ndeshje e vështirë, megjithatë, nëse nuk fitojmë ndaj City-t, askush nuk do të mendojë se kaq ishte dhe gjithçka është vendosur. Nëse nuk mund të jesh në vendin e parë, do të synosh vendin e dytë, por nëse je pranë vendit të parë, do tentosh ta kalosh. Ne do të synojmë që ta arrijmë diçka të tillë.

“The Reds” do të shkojnë në “Etihad” të dielën pas një ecurie mbresëlënëse prej 10 fitoresh radhazi në kampionat, por përballë do të kenë kryesuesit, që udhëheqin Premier League-n me 73 pikë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...