Premier League

Klopp “shuan” polemikat për Salah dhe injoron dëmtimet: Luajmë gjithmonë për fitore

Muhamed Salah mori pjesë në dasmën e të vëllait në Egjipt, ku edhe dyshohet se është infektuar nga koronavirusi, ndërsa rasti ka shkaktuar debat të madh në botën e futbollit, por ai që “i ka hedhur ujë zjarrit” është trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Në një konferencë për shtyp për mediat britanike, tekniku gjerman ka theksuar se Salah dhe të gjithë futbollistët e “the reds” janë shumë të disiplinuar, por ka pranuar se në vende të ndryshme, dasma e vëllait është një event shumë i rëndësishëm.

“Në verë më ftoi një miku im për ditëlindje në një ambient të hapur, por e refuzova, pasi nuk doja të rrezikoja. Salah mori pjesë në dasmë, por duhet të kemi parasysh që ceremonia martesore e vëllait është event shumë i rëndësishëm, sidomos në vende të caktuara, ku ka edhe presion social ndaj teje. Të gjithë futbollistët e Liverpoolit janë shumë të përgjegjshëm dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë. Salah pritet të kthehet sot, pasi nuk ka asnjë simptomë dhe do të jetë në dispozicion të ekipit, menjëherë sapo të rezultojë negative”, deklaroi Klopp.

Liverpooli po përballet me mungesa të shumta, veçanërisht në repartin e mbrojtjes, ku janë dëmtuar Virgil Van Dijk, Joe Gomez e mesfushori Fabinho, që ishte adoptuar shpesh në prapavijë, megjithatë Klopp nuk fshihet dhe thekson se “the reds” do të luajnë gjithmonë për fitore.

“Në çdo sezon skuadrat përballen me vështirësi të tilla, por rasti ynë është specifik, pasi kemi shumicën e dëmtimeve në të njëjtin repart. Gjithsesi për sa kohë që do të kemi 11 futbollistë në dispozicion, do të zbresim në fushë për të marrë fitoren”, theksoi gjermani.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency